Qelizat e bardha, leukocitet

Qelizat e bardha, leukocitet

Apr 03

A e din se…?Leukocitet jane qeliza pa ngjyrë me formë e madhësi të ndryshme. Më të mëdha se qelizat e kuqe por më të pakta në numër (raporti është 1 me 500). Gjithashtu ato kanë dhe një veçori tjetër, lëvizjen, e nëpërmjet kësaj kalojnë nga muret e kapilareve, në lëngjet e trupit. Invazioni nga mikroorganizmat sjell një rritje të shumtë të korpuskulëve të bardhë (leukocitozis) të cilët tentojnë të kongregohen tek vendi i infeksionit duke rrethuar e shkatërruar invaduesit e huaj. Ky proces quhet fagocitozë, dhe është një nga mekanizmat më të rëndësishme nëpërmjet të cilit trupi mbrohet ndaj infeksioneve. Rruazat e bardha derivojnë nga palca e kockave dhe nga gjëndrat limfatike, e këto ndahen në tipa të ndryshme, sipas funksionit që kanë.