O. Henry
Jan 22A e din se O. Henry ishte emri i artit të shkrimtarit amerikan, William Sydeny Porter. Tregimet e tij janë të njohura për mprehtësinë. Ai dënua, kur punonte në gazetën “Post” pasi, kur shkruante fliste me njerëz dhe u akuzua se përvetësonte idetë e të tjerëve. Ai u arratis, por u kthye në SHBA, kur e shoqja po vdiste dhe u dënua me pesë vjet burg.
Ken Kesey
Jan 21A e din se Kesey ishte një autor amerikan i njohur për romanin e tij “Dikush fluturoi në folenë e qyqes”, i kthyer dhe në film. Kesey u arrestua për mbajtje marijuane në vitin 1965. Për t’i shpëtuar policisë ai bëri sikur kishte vrarë veten, por u arrestua kur u kthye në SHBA pas tetë muajsh dhe u dënua me pesë muaj.
Jean Genet
Jan 20A e din se shkrimtari francez ishte që në fillimet e tij aktivist politik, ndërkohë që më parë kishte qenë një vagabond që vidhte e mashtronte. Në vitin 1937 ai hynte e dilte nga burgu në Paris për vjedhje, përdorim dokumentesh false e shkelje të tjera. Në burg ai shkroi dhe poemën e parë “Le condamne a mort”.
Paul Verlaine
Jan 19A e din se në korrik të vitit 1873 në një gjendje të dehur dhe xhelozie ai i qëlloi me pistoletë poetit të njohur, Rimbaud, me të cilin po kalonte një histori dashurie. Ai e plagosi atë në kyçin e dorës dhe si rezultat i incidentit, Verlaine u arrestua dhe u burgos në Mons, ku u kthye në katolik.
Thomas More
Jan 18A e din se Thomas More ishte një avokat dhe shkrimtar anglez, i cili gjatë jetës së tij fitoi reputacionin e një studiuesi humanist dhe kishte shumë detyra publike. Atij iu pre koka në vitin 1535, kur refuzoi të nënshkruante Aktin e Trashëgimisë që do e bënte Henry-n VII, drejtues suprem të Kishës në Angli. Përpara kësaj ai qëndroi në burg.
